Barcelona pushon, para duelit me Elchen

Barcelona nuk ka stërvitur fare të premten. Trajneri Tata Martino i ka dhënë pushim ekipit, para duelit të rëndësishëm me Elchen, i cili mund të vendos shumëçka.

Sport

09/05/2014 11:50

Një vendim i çuditshëm, por ndoshta i studiuar mirë. Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka vendosur që të premten t’ua japë pushim futbollistëve, njofton gjiganti katalunas.

Trajneri argjentinas e mori këtë vendim dy ditë para përballjes shumë të rëndësishme ndaj Elches, e parafundit për këtë sezon në La Liga, e cila mund të vendos shumëçka.

Në rast se Messi me shokë e fitojnë këtë ndeshje, atëherë titulli do të ishte në duart e tyre, në rast se e mposhtin në Camp Nou edhe liderin aktual, Atletico Madrid.

Lojtarët e Barçës do ta kenë një stërvitje të lehtë të shtunën, para se të dielën të luajnë në udhëtim me Elchen.

Futbollistët nuk duan ta lëshojnë këtë mundësi të artë dhe thonë se do të ishte e pafalshme nëse dështojnë në udhëtimin e së dielës.