Barcelona po e humbet lojtarin shkaku i Valverdes

Ernesto Valverde mund t’i shkaktoj kokëdhimbje Barcelonës.

Sport

21/10/2018 21:09

Ernesto Valverde nuk është duke i besuar talentit të Barcelonës, Riqui Puig.

Mesfushori i talentuar është duke treguar formë të lartë në këtë fillim sezon, por që nuk po ftohet në skuadrën e parë, përcjell “lajmi.net”.

Riqui Puig dëshiron që të luaj në skuadrën e parë ose do ta kërkoj largimin në janar.

Gennaro Gattuso ka mbetur i impresionuar nga ndeshjet parasezonale, andaj ka kërkuar nga Milani që ta transferoj atë. /Lajmi.net/