Barcelona nuk do t’ia lëshojë Atleticos

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është i sigurt se Barcelona do të luajë për fitore në ballafaqimin e xhiros së fundit të La Ligës kundër liderit Atletico Madrid.

Sport

06/05/2014 18:03

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është i bindur se Barcelona do të luajë për fitore në ndeshjen e xhiros së fundit të La Ligës kundër Atletico Madridit.

Gjiganti katalan mund të përcaktojë kampionin e ri të La Ligës – nëse nuk mbetet matematikisht në lojë për vete pas ndeshjeve të xhiros së parafundit – në ballafaqimin me liderin Atletico në Camp Nou.

Dhe, Ancelotti është i sigurt se Barcelona do të luajë për fitore kundër Atleticos.

“Jam i sigurt se Barcelona do të kërkojë fitoren ndaj Atleticos. Është krijuar një fazë finale shumë interesante dhe e papritur në La Ligë. Kjo është e mirë për La Ligën. Të gjithë luftojnë deri në minutën e fundit, njësoj sikurse ne”, deklaroi Ancelotti në konferencë për shtyp.

Sa i përkët gjendjes së Cristiano Ronaldos, italiani shtoi: “Cristiano është mirë, por është pak sa i lodhur. Ai e kreu vetëm një pjesë të stërvitjes. Por, do të jetë në dispozicion kundër Valladolidit”.