Barcelona, me stil në Milano

Skuadra e Barcelonës mbërriti sot në Milano, para duelit të vlefshëm për xhiron e tretë në Grupin H të Ligës së Kampionëve kundër Rossonerëve dhe u përkujdesën që të paraqiten sa më me stil, në kryeqytetin e modës. Gjiganti katalan do të ndeshet me Milanin në San Siro të martën mbrëma dhe futbollistët si Neymar,…

Sport

21/10/2013 21:00

Skuadra e Barcelonës mbërriti sot në Milano, para duelit të vlefshëm për xhiron e tretë në Grupin H të Ligës së Kampionëve kundër Rossonerëve dhe u përkujdesën që të paraqiten sa më me stil, në kryeqytetin e modës.

Gjiganti katalan do të ndeshet me Milanin në San Siro të martën mbrëma dhe futbollistët si Neymar, Ales Song e Dani Alves nuk i rezistuan mundësisë që të vishen denjësisht për qytetin në fjalë.

Udhëtimi për në Milano është bërë i rëndomtë për futbollistët e gjigantit katalan që janë ndeshur me skuadrën italiane gjashtë herë në dy stinorët e fundit duke i eliminuar ata nga Liga e Kampionëve në dy edicione me radhë.

Milani është në formë të dobët në Serie A dhe ka 13 pikë më pak se lideri Roma, kurse Barcelona kryeson në La Ligë pas nëntë xhirosh, me një pikë më tepër se Atletico Madrid.