Barcelona ia cakton çmimin Minas

Yerry Mina ka qenë njëri nga mbrojtësit më të mirë në Kampionatin Botëror.

Sport

15/07/2018 16:47

Qendërmbrojtësi i Barcelonës ka shkëlqyer me Kombëtaren e Kolumbisë në Rusi.

Barcelona e kishte blerë në janar për vetëm 12 milionë euro dhe synonte ta shiste atë gjatë verës.

Katalunasit i kishin caktuar çmimin e largimit prej 15 milionë eurove Minas.

Por falë paraqitjeve fantastike në Kampionatin Botëror, çmimi i Minas është rritur dukshëm.

Barcelona ka vendosur ta shesë mbrojtësin, por tani po kërkon së paku 40 milionë euro.

Tani Barcelona po pret ofertën më të lartë për ta lënë të lirë lojtarin.