Barcelona i vendos çmimin Dembeles

Ousmane Dembele dhe Barcelona janë më afër se kurrë që të ndajnë rrugët e tyre.

Sport

19/11/2018 14:23

Francezi ka probleme të shumta me skuadrën dhe aktualisht nuk po kalon në momente të mira tek kampi katalunas.

Ai shpeshherë shfaqet me vonesë në seancat stërvitore duke nevrikosur kështu trajnerin Valverde.

Për lojtarin, Barcelona do të kërkojë 100 milionë, duke treguar kështu çmimin për skuadrat e interesuara, shkruan “Sport”, transmeton lajmi.net.

Rperezentuesi francez mbase duhet të bëhet gati për një largim nga “Camp Nou”.

Deri më tani, skuadra më serioze që është interesuar për Dembele, ka qenë Liverpool. /Lajmi.net/