Barcelona ‘harron’ Coutinhon, transferon një tjetër yll nga Liverpool? (FOTO)

Barcelona kërkon sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Mane.

Sport

18/09/2017 09:24

Barcelona duket se ka harruar Philippe Coutinhon dhe kërkon një tjetër futbollist nga Liverpool.

“Mirror” raporton se klubi katalan kërkon transferimin e sulmuesit të “Reds”, Sadio Mane.

Coutinho ishte objektiv i madh i Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, braziliani nuk u lejua të largohet nga klubi, përcjell “lajmi.net”.

Tani, klubi nga Camp Nou do të tentojë blerjen e Mane, një tjetër futbollist shumë i rëndësishëm për ekipin nga Anfield. /Lajmi.net/