Barcelona gjen Xavin e ri

Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva kryeson listën e objektivave të Barcelonës për zëvendësues të Xavit në ‘kabinën e regjisë’ së gjigantit katalan. Drejtuesit e kampionit të La Ligës duan të sjellin një pasardhës të 34-vjeçarit i cili spekulohet me largim nga klubi në fund të këtij sezoni. The Sunday People ka njoftuar se Silva…

Sport

02/02/2014 20:00

Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva kryeson listën e objektivave të Barcelonës për zëvendësues të Xavit në ‘kabinën e regjisë’ së gjigantit katalan.

Drejtuesit e kampionit të La Ligës duan të sjellin një pasardhës të 34-vjeçarit i cili spekulohet me largim nga klubi në fund të këtij sezoni.

The Sunday People ka njoftuar se Silva është kandidati kryesor për të përfunduar tek Barcelona edhe pse gjiganti katalan duhet të paguajë rreth 50 milionë funte për ta joshur të largohet nga Etihad Stadium.

Silva ka shkëlqyer me paraqitjet e deritashme këtë edicion me Cityn dhe Barcelona do të ketë punë me të në dy ballafaqimet e fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve këtë muaj.

28-vjeçari i kushtoi Cityt 26 milionë funte kur u transferua nga Valencia në qershor 2010. Dhe, City nuk do të jetë në gatishmëri të shesë futbollistin, dhe shumëqka do të varet nga dëshira e tij.