Barcelona e priti si Messi i ri, tani e largon nga Camp Nou (FOTO)

Munir El Haddadi do të largohet nga Barcelona.

Sport

26/07/2017 12:42

Barcelona ka nxjerrë në shitje një prej talenteve më të mira të saj. Katalanasit tani i kanë vënë dhe një çmim.

Bëhet fjalë për Munir. Barcelonaka nevojë për para dhe duhet të fillojë të tregojë disa lojtarëve derën e daljes nga Camp Nou. Njëri prej tyre është Munir, i cili vitin e kaluar luajti në Valencia dhe nuk hyn në planet e ErnestoValverde, përcjell Albeu.com.

Çmimi i tij është 30 milionë euro dhe Marcelo Bielsa është më i interesuari për momentin.