Barcelona e ka sulmin më të mirë në botë

Sulmuesi i ri i Barcelonës, Gerard Deulofeu mendon se gjiganti katalunas e ka sulmin më të mirë në botë. Ai ka konkurrentë si Suarez, Neymar e Messi, por është optimist se do t’i jepet rasti nga trajneri Luis Enrique.

Sport

17/07/2014 18:48

Treshja e Barcelonës, Luis Suarez, Neymar e Lionel Messi është më e mirë se çdo sulm tjetër në botë. Ky është mendimi i sulmuesit të ri, Gerard Deulofeu.

Messi ishte pjesë e sulmit të gjigantit katalunas gati qe një dekadë, ndërsa Neymar iu bashkua këtij ekipi verën e kaluar për 86 milionë euro, ndërsa Suarez lëvizi nga Liverpooli këtë verë.

Deulofeu, i cili impresionoi në Everton sezonin e kaluar, pret që t’i jepet rasti dhe të shkëlqejë në fazën përgatitore me ekipin e Luis Enriques, derisa Messi është në pushime, Neymar i lënduar dhe Suarez i suspenduar.

“Messi, Neymar e Suarez janë tre prej lojtarëve më të mirë në botë, por ne duhet ta demonstrojmë se e kemi sulmin më të mirë në botë. Po mundohem të mësoj nga ta”, u shpreh 20 vjeçari.

“Suarez është njëri prej më të mirëve në botë, isha me fat që të përballesha me të në Premierligë dhe është një lojtar i madh”, vazhdoi ai.

“Unë nuk e di se nuk jam në nivelin e tyre, por kam besim të madh në vetveten dhe pres shumë në sezonin e ardhshëm”, përfundoi Deulofeu.