Barcelona 2:2 Girona, notat e lojtarëve

Barcelona është ndalur në barazim në xhiron e pestë të La Ligas.

Sport

23/09/2018 23:25

Pas katër fitoresh, skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde barazoi në Camp Nou me rezultat 2-2 kundër Gironas.

Barca kaloi e para në epërsi në minutën e 19-të me golin e Leo Messi.

Ndeshja u komplikua për kampionët në fuqi në minutën e 35-të kur Lenglet u largua me karton të kuq.

Stuani arriti të barazoj rezultatin në minutën e fundit të pjesës së parë.

I njëjti, gjashtë minuta me të filluar pjesa e dytë kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Barcelona arriti të barazoj në minutën e 63-të me golin e Gerard Pique.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në fotografinë e mëposhtme.