Barça paralajmëron PSG-n: Paratë nuk e blejnë Ligën e Kampionëve

Zëvendës-presidenti i ekonomisë së Barcelonës, Javier Faus ka paralajmëruar PSG-n, duke i thënë se të jesh i pasur nuk do të thotë se mund ta fitosh Ligën e Kampionëve.

Sport

09/12/2014 15:37

Javier Faus ka lëshuar një ngacmim në drejtim të skuadrës franceze, duke i thënë se të jesh i pasur nuk do të thotë se mund ta fitosh Ligën e Kampionëve.

“Ju nuk mund të arrini kurrë për tre vite ato që kanë arritur disa skuadra për 40 vite”, tha Faus për të përditshmen franceze, Le Parisien.

“Klubet e pasura nuk  mund ta fitojnë detyrimisht Ligën e Kampionëve. Psg duket të ketë kujdes”.

“Barcelona për 10 vite është bërë skuadra e dytë më e pasur në botë, me mëse 340 milionë fansa anë e mbanë botës. Kjo gjë nuk ndodhë përnjë natë”, përfundoi Faus.