Barca ia uron titullin Realit, e pabesueshme çfarë ndodhi pastaj (FOTO)

Real Madrid i dha fund pritjes pesë vjeçare duke e fituar titullin e La Ligas.

Sport

22/05/2017 16:36

Me fitoren 0-2 ndaj Malagas, Real Madrid u kurorëzua me titullin e 33-të të La Ligas, duke e lënë pas rivalin kryesor, Barcelonën, me tre pikë më pak.

Edhe pse janë rivalë të mëdhenj, Barcelona nuk ka ngurruar të urojë Real Madridin.

“Urime për Real Madridin që fitoi titullin e La Ligas 2016/2017”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Ky urim nuk u pëlqejë tifozëve të Barcelonës, që nuk kursyen fyerjet për skuadrën e tyre për urimin që i bëri Real Madridit./Lajmi.net/