Barca forcon kreun, fiton në udhëtim te Leganes

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Leganes.

Sport

18/11/2017 18:04

Në ndeshjen e xhiros së 12-të të La Ligas, Barcelona ka mposhtur 0-3 Leganes në udhëtim.

Kjo është fitorja e 11-të e Barcelonës këtë sezon, që mban e vetme kreun e tabelës.

Luis Suarez me dy gola, dhe Paulinho me një gol në fund të ndeshjes, shënuan për fitoren e Barcelonës.

Xhiron e ardhshme, Barcelonën e pret sfidë e vështirë në udhëtim te Valencia./Lajmi.net/