Barça e frikëson Celticun

Neil Lennon ka pranuar se është i brengosur para vizitës së Barcelonës në Celtic Park muajin e ardhshëm në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve, pas fitores së gjigantit katalan ndaj Ajaxit 4-0 në mesjavë. Derisa Celtic humbi 2-0 nga Milan në San Siro, Lionel Messi realizoi het-trik kundër ekipit holandez për të…

Sport

20/09/2013 18:23

Neil Lennon ka pranuar se është i brengosur para vizitës së Barcelonës në Celtic Park muajin e ardhshëm në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve, pas fitores së gjigantit katalan ndaj Ajaxit 4-0 në mesjavë.

Derisa Celtic humbi 2-0 nga Milan në San Siro, Lionel Messi realizoi het-trik kundër ekipit holandez për të marrë kryesimin në renditje.

Celticu e mposhti Barcelonën 2-1 në Parkhead në fazën e grupeve në edicionin e kaluar por Lennon  beson se gjiganti katalan do të jetë kundërshtar tjetër kësaj radhe.

I pyetur rreth rezultatit të përballjes së ardhshme në Nou Camp, Lennon tha: “Ishte mjaft mbresëlënës dhe pa dyshim brengosës, duke marr parasysh se do të luajmë kundër tyre në ndeshjen e radhës. Barcelona do të jetë e ripërtërirë pas eliminimit në gjysmëfinale të edicionit të kaluar. Kur keni një futbollist të kalibrit të Messit që mund të përmirësojë çdo skuadër, i bashkuar nga Neymar, atëherë pa dyshim se keni arsye për tu brengosur kur ndesheni me ta”.