Barazim me Perunë, kështu kualifikohet Argjentina

Kështu mund të kualifikohet direkt Argjentina për në Botëror, në varësi të dueleve të fundit.

Sport

07/10/2017 09:52

Pas ndeshjes me Perunë, Argjentina mbetet e gjashta në renditje, në të njëjtën kuotë pikësh, me Perunë e vendit të pestë (25 pikë).

Në Amerikën e Jugut, katër të parat kualifikohen direkt, ndërsa e pesta do të bëjë “play-off” me Zelandën e Re (fituesen e Oqeanisë), në dopio-duelin e datave 6 dhe 14 nëntor, shkruan “Panorama Sport”.

Por si mund të kualifikohet direkt Argjentina për në Botëror, në varësi të dueleve të fundit:

A) Kili nuk fiton në Brazil.

B) Mes Perusë dhe Kolumbisë përfundon në barazim.

C) Peruja mund Kolumbinë, me një diferencë golash më të vogël, sesa rezultati i Argjentinës në Ekuador.

– Ndërkohë, nëse Argjentinës do t’i duhej të shkonte në Botëror nga “play-off”-et duhet të plotësohen këto kushte:

* Fiton në Ekuador dhe tre opsionet e mësipërme (A, B, C) nuk realizohen.

* Barazon në Ekuador dhe realizohen nga tre kushtet e mëposhtme:

1) Peruja humb në shtëpi me Kolumbinë.

2) Paraguai nuk mposht në shtëpinë Venezuelën.

3) Kili humb më shumë se me një gol, ndaj Brazilit.