Banorët e kompleksit “Royal” protestojnë para komunës së Prishtinës

Banorët e kompleksit “Royal” në lagjen Mati 1, janë duke mbajtur një protestë në oborrin e Komunës së Prishtinës.

Lajme

22/10/2018 09:38

Bodrumet e tyre në këtë kompleks janë mbushur me ujëra të zeza tash e dhjetë ditë, prandaj kanë vendosur që pakënaqësinë e tyre ta shprehin me protestë, njofton Klan Kosova.

Ata kanë thënë se për pasojë nuk janë duke funksionuar lifti, as sistemi i ngrohjes dhe as sistemi elektrik nëpër korridore.

Me protestën e tyre ata kërkojnë që komuna të intervenojë sa më parë pasi që ata ndjehen të rrezikuar.

Banorët synojnë që të takohen me ndonjërin prej zyrtarëve komunal për t’ia shpalosur shqetësimin e tyre.