Ballack tallet me Italinë pas dështimit ndaj Suedisë

Michael Ballack është tallur me Italinë pas humbjes nga Suedia dhe dështimit për kualifikim në “Kampionatin botëror 2018”.

Sport

14/11/2017 07:25

Michael Ballack ka ngacmuar Kombëtaren italiane pas humbjes nga Suedia dhe dështimit për kualifikim në “Kampionatin botëror 2018”.

Ish mesfushori i Kombëtares gjermane ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për të bërë postime kundër “Azzurrëve”.

“Lutuni për Italinë”, shkroi së pari Ballack, përcjell “lajmi.net”.

Pastaj u rikthye sërish: “Gjermania, kampion i botës tani?”, shtoi ai. /Lajmi.net/