Ballack ka lajm të keq për Hazardin

Michael Ballack dyshon nëse Eden Hazard mund të ketë ndikim të madh në rast të transferimit në Real Madrid.

Sport

05/04/2017 08:37

Eden Hazard spekulohet se kërkohet nga Real Madrid.

Por, ish mesfushori gjerman Michael Ballack dyshon nëse Hazard mund të ketë ndikim të madh në rast të transferimit në Santiago Bernabeu.

“Hazard mund të mos e ketë kapacitetin për t’u ballafaquar me egot e mëdha në Real Madrid. Në sezonin e kaluar nuk ishte pozitiv dhe mund t’i ndodh prapë”, deklaroi Ballack për “Telegraph”, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk është futbollist që flet shumë dhe në Real Madrid mund të jetë një situatë e vështirë për të”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy