Bale pritet të mungojë ndaj Atleticos

Tashmë është pothuajse e sigurt mungesa e Gareth Bales në derbin e së mërkurës që Real Madridi e zhvillon kundër Atletico Madridit.

Sport

19/04/2015 13:34

Edhe pse Real Madridi ende nuk ka dhënë ndonjë lajm zyrtar, nëpër mediat spanjolle po sillen lajme të ndryshme mbi gjendjen e Bales.

Mungesa e tij në derbin e së mërkurës kundër Atletico Madridit tashmë duket e sigurt.

Përndryshe, Modric do të jetë mungesa tjetër e Realit për këtë takim, pasi mesfushori kroat do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për diku rreth gjashtë javë.