Bale: Ndihemi të lumtur me fitoren

Anësori i Real Madridit, Gareth Bale është ndier shumë i lumtur që skuadra e tij më në fund i është rikthyer fitoreve, pasi e mposhti në shtëpi skuadrën e Espanyolit me rezultat 3-0.

Sport

11/01/2015 10:57

Bale ka postuar në rrjetin social Tëitter një postim, duke thënë se ndihet shumë i lumtur që skuadra e tij i është rikthyer fitoreve, pas dy humbjeve radhazi të pësuara në dy ndeshjet e fundit zyrtare.

“Ndihem mirë që u rikthyem në rrugën e fitoreve. Dëshirojmë të vazhdojmë edhe në këtë mënyrë në ndeshjen ndaj Atleticos”, ishte postimi i shkruar nga Bale.

Përndryshe, Reali e pret në shtëpi skuadrën e Atleticos gjatë ditës së enjte, për të zhvilluan ndeshjen e kthimit në kuadër të Copa del Rey. Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 2-0 në të mirë të djelmoshave të Simeones.