‘Bale dëshiron të qëndroj te Reali’

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Uellsit, Chris Coleman ka deklaruar se Gareth Bale nuk e mendon largimin nga Real Madridi.

Sport

10/08/2015 09:19

Ish lojtari i Tottenham ishte kritikuar kohëve të fundit shkaku i formës së tij jo edhe aq të mirë, por ai nuk do të largohet nga Bernabeu.

”Bale nuk është duke nxituar që të largohet nga Real Madridi. E dimë se kush është Manchester United, por pse ai të largohet nga Reali?”

”Kam shikuar edhe ndeshje të shumta të Realit dhe Ronaldo, Benzema, Isco kanë luajtur keq, por Bale ishte gjithmonë synimi i kritikëve”, tha Coleman.