Bajrami tregon përfitimet që Kosova do t’i ketë nga UNESCO (Video)

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) Arsim Bajrami, anëtarësimin e Kosovës në UNESCO e konsideron si shumë të rëndësishme duke pasur parasysh standardin, që sipas tij, ofron kjo organizatë.

Lajme

04/11/2015 11:02

Madje ai i ka përmendur edhe disa përfitime që do të sjellë anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, raporton lajmi.net.

“ Përfitimet që Kosova do t’i ketë në anëtarësimin në UNESCO, disa prej tyre janë reformat në arsim, trajnime për mësimdhënësit, hartimin e korrikulave e shumë të tjera”, pranoi Bajrami gjatë konferencës që u mbajt sot lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës për në UNESCO./lajmi.net.

YouTube player