‘Bahar’ uron ‘Natën e Kadrit’ në gjuhën shqipe (Foto)

“Bahar” i serialit “Beni Affet” po “familjarizohet” me shqiptarët kështu duke uruar çdo festë edhe në gjuhën shqipe.

ShowBiz

21/06/2017 19:26

Fillimisht aktorja turke kishte uruar shqiptarët me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

E Gaye Turgut nuk ka harruar as në natën më të lavdishme të këtij muaji, përkatësisht atë të Kadrit, transmeton Telegrafi.

“Urime Nata e Kadrit”, ka shkruar ajo mbi një fotografi të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Theksojmë se ajo i kishte bashkangjitur urimit edhe flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.

gaje