Bagdad: Nga eksplodimi janë vrarë së paku 16 vetë

Së paku 16 vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një eksplodim në një shesh të mbushur me njerëz në kryeqytetin Bagdad në Irak.

Bota

02/01/2017 11:26

Policia tha se në sulmin e sotëm ishte shfrytëzuar një makinë-bombë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë eksplodim, por grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), i ka kryer disa sulme në Bagdad, gjatë javëve të fundit, duke i marrë në shënjestër kryesisht territoret me popullatë shumicë shiite.