Avokati kosovar thotë se EULEX-i nuk i duhet më Kosovës

Avokati, Tomë Gashi ka vlerësuar se misioni i EULEX-it nuk ka arritur ta kryejë punën për të cilën ka qëndruar dhjetë vjet në Kosovë.

Lajme

12/05/2018 09:02

Ai ka thënë se ky mision nuk ka arritur të vendosë sundim të ligjit në veri.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Gashi ka thënë se EULEX-i nuk ka kryer kurrfarë roli pozitiv, por e ka lënë Kosovën në gjysmë të rrugës duke qenë mashë e klasës politike.

Ai ka pohuar se EULEX-i duhet ta përfundojë mandatin më 14 qershor.

Gashi ka vlerësuar se shteti i Kosovës, pavarësisht prej mangësive, ka kapacitete që të ballafaqohet me çdo sfidë juridike.

Në këtë intervistë avokati Gashi ka folur edhe për punën e Gjykatës Speciale.

Ai ka theksuar se askush përveç kryeprokurorit Jack Smith nuk e di se kur do të ngrihen aktakuzat e para.