Avdyl Mushkolaj: Të gatshëm ta mbrojmë vendin, ekstradimi i Haradinajt luftë e re në Ballkan

Avdyl Mushkolaj kryetar të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, duke komentuar provokimet e Serbisë si ajo me tentimin për futjen e treni serb në Kosovë, ndërtimin e murit e fletë-arrestet serbë për qytetarët e Kosovës, ka thënë se janë provokime që Serbia i ka bërë gjithmonë.

Lajme

18/01/2017 14:51

Ai ka thënë se Serbia është në veri dhe nuk bënë të bëhet aq zhurmë për ndaljen e një treni.

“Ne kemi bërë shumë zhurmë për  ndaljen e një treni, ndërsa Serbinë e kemi në veri, kjo duhet më shumë me na shqetësuar. Edhe ai treni që lëvizë për çdo ditë është i Serbisë”, ka thënë Mushkolaj për lajmi.net.

Ai ka thënë se nëse Serbia vazhdon të provokojë dhe rrezikohet sovraniteti i vendit, si ish-pjesëtar të UÇK-së do të jenë të gatshëm të mobilizohen.

“Ne kemi qenë të gatshëm çdo herë ku ka qenë nevoja dhe do të jemi përsëri. Ne nuk kemi atdhe tjetër dhe sigurisht se jemi të gatshëm të vdesim për të”, është shprehur kreu i veteranëve të UÇK-së në Dukagjin.

avyaa

Avdyl Mushkolaj dhe Ramush Haradinaj

Ndërsa duke folur për arrestimin e Ramusha Haradinaj nga autoritet franceze dhe mundësinë e ekstradimit të tij, në Serbi ka thënë se nëse ndodh një gjë e tillë do të ketë luftë të re në Ballkan.

“Shkurt po ju them do të jetë një luftë e re në Ballkan”, është shprehur Mushkollaj./ Lajmi.net/