Avdullah Hoti “nuk e lëshon” Teuta Rugovën, e pret ne zyre! (Foto)

Takimet e Avdullah Hotit me Teuta Rugovën janë shpeshtuar pas 11 qershorit. Sot kandidati i LDK-së për kryeministër e takoi vajzën e ish-Presidentit Rugova me një shkas të çuditshëm; është deputetja më e re e legjislaturës së ardhshme. Duket se LDK-ja po përpiqet ta mbajë afër këto ditë Teuta Rugovën.

Lajme

20/07/2017 15:52

Për këtë takim ka shkruar vetë Avdullah Hoti. Ai u takua me Fidan Rekaliun, kryetarin e Forumit Rinor të LDK-së, tash deputet i ri në Kuvend, por edhe me Teuta Rugovën, e cila do të vazhdojë mandatin e deputetes edhe në qeverinë e re.

Postimi i Hotit:

Sot takova dy deputetet me te ri te Kuvendit

Fidani eshte Kryetar i Forumit Rinor te LDK-se dhe zeri i rinise kosovare ne Kuvend. Ai eshte i vetmi perfaqesues nga forumet rinore te partive qe eshte votuar per deputet. Teuta edhe ne kete legjislature do te jete deputetja me e re.

FAKT – LDK po perterihet me Brezin e Republikes”, është ky statusi i Hotit, të cilit ia ka bashkangjitur edhe një fotografi.