Australiani e rreh kangurin, ia kishte rrëmbyer qenin (Video)

Një burrë në Australi është kapur në kamerë duke e rrahur një kangur, në përpjekje për ta shpëtuar qenin e vet që ishte rrëmbyer nga kanguri.

Fun

05/12/2016 13:13

Ai shihet në video duke qëndruar kokë me kokë dhe duke shkëmbyer grushte me kangurin, në mënyrë që ta shpëtonte qenin e quajtur “Max”, transmeton Express.

Ai është xhiruar nga një mik i veti nga makina e tyre.

Ai shihet në kamerë duke zbritur nga makina dhe duke vrapuar drejt kangurit derisa e thërret qenin “Maxi eja këtu”.

Pasi qeni nuk i shkon te makina, ai brengoset në mënyrë të dukshme.

Më pas, ai vrapon drejt kangurit i cili e kishte bllokuar qenin, dhe e shpëton atë pasi që e godet me grushte kangurin.

YouTube player