Australia jep 5 milionë viza emigrimi

Kjo pritet të shpërqendrojë valën e emigracionit nga Evropa drejt Lindjes dhe Azisë Jugore

Bota

22/04/2015 21:10

Australia do të lëshojë për herë të parë më shumë se pesë milionë viza këtë vit për emigrantët e huaj, nisma më e madhe kjo që nga Lufta e Dytë Botërore për mbështetjen e imigracionit.

Sipas kreut të Departamentit të Imigracionit në Australi, Michele Pezulo, ky vendim vjen si përgjigje e numrit në rritje të studentëve, turistëve dhe punëtorëve me viza afatshkurtra.

Ai tha se kjo do të bëjë që në kontinent të ketë vazhdimisht rreth 2 milionë të huaj.

Sipas “Sydney Morning Herald”, numri i emigrantëve të përhershëm është në rritje. Këtë vit pritet të kalojë rekordin aktual të vitit 1969, me 185 mijë viza.