Auditori gjen shumë shkelje në Zyrën e Kryeministrit

Zyra e Kryeministrit të Kosovës nuk i ka shpëtuar llupës së Auditorit, i cili ka gjetur shumë shkelje. 

Lajme

06/10/2014 20:41

Ky institucion ka konstatuar se kjo zyrë ka një varg mangësish, si në shpenzim të buxhetit, përmbyllje të kontratave dhe shpenzime në vetura, mosmarrje të masave nga rekomandimet e 2012-ës e të tjera, transmeton KTV.

Përkundër dizajnimit të mirë të sistemit për kontrollin e brendshëm, ai nuk është zbatuar në mënyrën e duhur.

ZKM, që njihet për ndarje të subvencioneve të ndryshme, me mënyrën aktuale të menaxhimit nuk është duke ofruar siguri se ato po shfrytëzohen për qëllimet e dedikuara.