Atmosfera nga festa në Shkodër e artistëve kosovarë dhe tifozëve (Video)

Shumë tifozë të kombëtares kosovare janë mbledhur sot në Shkodër për të përkrahur Kosovën në ndeshjen kundër Kroacisë.

ShowBiz

06/10/2016 13:05

Mes shumë tifozëve edhe një grumbull artistësh kosovarë kanë marrë rrugën për në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, shkruan lajmi.net.

Aktorët nga “Stupcat”, “O sa mirë”, “Shok” kanë nisur festën në mbështetje të kombëtares kosovare në ndeshjen e cila zhvillohet sonte prej orës 20:45 në kuadër të kualifikimeve për botërorin ‘Rusia 2018’.