Atletet me grafenë do të lançohen në vitin 2018

Grafeni, material i teknologjisë së lartë është projektuar për të bërë këpucë vrapimi që janë zhvilluar në Britaninë e Madhe më të qëndrueshme dhe elastike. Këpucët sportive do të shiten nga viti 2018.

Auto & Tek

10/12/2017 23:48

Universiteti i Mançesterit është bashkuar me markën sportive Inov-8 për të zhvilluar një këpucë. Materiali veçanërisht i përçueshëm, i hollë por i fortë ka për qëllim të zgjidhë një problem që prodhuesit e këpucëve sportive vazhdimisht ballafaqohen.

Ose e bën pjesën e brendshme të këpucës veçanërisht stabil- mandej rritet qëndrueshmeria, ose e bën veçanërisht të qëndrueshem dhe pjesa e brendshme e këpucës, pjesa ku shkel këmba, shpërbëhet me shpejtë.

“Duke përdorur vetitë novatore të grafenit, ne nuk duhet të bëjmë kompromis,” thotë Michael Price, Inov-8. “Këpucët tona G-Seria lehtësojnë një kombinim të tërheqjes, shtrirjes dhe jetëgjatësisë që nuk është parë kurrë në këpucë sportive”. Grafeni në thembra të këpucëve duhet ta bëjë këtë 50 për qind më të fortë dhe 50 për qind më të zgjerueshme.

Siç raporton TechCrunch, këpucët e  Graphene do të shiten nga 2018 dhe do të kushtojnë deri në 160 euro. Përcjellshmëria e grafenit mund të përdoret në të ardhmen, si dhe përmirësimi i ngjitjes dhe qëndrueshmërisë, për t’i dhënë këpucë sportive disa funksione të mbajtura. /Lajmi.net/