Assad kritikon perëndimin se me konfliktet në Siri e Ukrainë, dëshirojnë dobësimin e Rusisë

Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad tha se shtetet e Perëndimit po mundohet të dobësojnë Rusinë duke e "bërë Ukrainën një shtet-marionetë".

Bota

27/03/2015 16:51

Në komentet e publikuara sot në gazetën e përditshme qeveritare ruse Rossiyskaya Gazeta, Assad tha se të njëjtat taktika janë përdorur edhe kundër Sirisë.

Ai tha se shtetet perëndimore po e bëjnë këtë ” sepse të dy shtetet janë të rëndësishme për Rusinë, dhe së dyti, sepse qëllimi i tyre në të dy rastet është dobësimi i Rusisë dhe krijimi i një shteti-marionetë”.

SHBA-të dhe BE-ja kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë, për shkak të rolit të saj në konfliktin në Ukrainë.

Assad gjithashtu tha se Siri do të mirëpriste shtim të pranisë ushtarake ruse nëpër portet siriane./REL/