Aspas i tregon Realit çfarë duhet të bëjnë për të siguruar shërbimet e tij

Iago Aspas do të jetë rreziku kryesorë i  Real Madrid në ndeshjen e së dielës.

Sport

10/11/2018 23:01

Reprezentuesi spanjoll është padyshim lojtari më kualitativ në skuadrën e Celta Vigos.

Lojtari më herët kishte luajtur edhe me Liverpool dhe me Sevillan, ku realisht nuk pati shumë suksese.

Megjithatë, me Celta Vigon ai ka gjetur formën më të mirë, duke fituar vend edhe në kombëtaren spanjolle.

I pyetur nga gazetarët e “Marca” rreth skuadrës së Real Madrid, ai ka dhënë një përgjigje interesante.

“Raul Varela nga “Marca” mendon se Iago Aspas është zgjidhja për problemet e Real Madrid. Si mendon?” ishte pyetja e gazetarit, transmeton lajmi.net.

“Aspas është i lumtur tek Celta. Ai ka kontratë të gjatë dhe nëse Real e dëshiron, së pari duhet të flasin me skuadrën time. Nuk mund të bëjë asgjë”, ka thënë Aspas. /Lajmi.net/