Askush nuk mund t’a kuptojë këtë rrugë biçikletash, e kuptoni ju?
Ne përballemi shpesh me shenja rrugore që nuk i kuptojmë, por sa i përket komunikacionit kjo është si duket njëra ndër më të pakuptueshmet.
Fun
Kjo korsi për çiklist është duke i habitur njerëzit se çfarë në të vërtetë do të thotë, përcjell lajmi.net
Disa nga çiklistët mendojnë se kjo është bërë për të ngadalësuar shpejtësinë e tyre e disa të tjerë thonë se ajo është vendosur gabimisht.
Një pronar i një dyqani aty afër ka treguar se e tillë nuk është vetëm kjo, ka edhe disa të tjera në qytet që shkaktojnë mjaft habi.
“Është shumë qesharake. Njerëzit do të jenë 25mph shpejtësi kur papritmas duhet të përballen me një kthesë të mprehtë dhe e di që shumica nuk do t’a respektojnë”, është shprehur njëri.
“Unë mesa duket, duhet të kthehem në shkollë çiklizmi për të mësuar të ngas këtu”, ka thënë një tjetër çiklist.
Deri tani, askush nuk ka arritur që t’a kuptojë këtë korsi bicikletash, e bëni ju?./lajmi.net