As gjysma e deputetëve në Kuvend

Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar seancën me mungesa të konsiderueshme të deputetëve. As gjysma e deputetëve nuk janë të pranishëm në seancën plenare.

Lajme

02/03/2018 17:25

 

Janë 28 pika të rendit të ditës janë planifikuar të shqyrtohen në seancën e sotme, mirëpo ato nuk po dalin në votim për shkak se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk gjenden në sallën plenare.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kërkoi prej deputetëve që të vazhdojnë me rendin e ditës dhe për të gjitha ato të votohet në orën 18 ose 19.

“Kur të arrihet kuorumi, pastaj votojmë”, tha Kryetari Veseli.

Megjithatë ky propozim i kishte dështuar duke mos arritur ti marrë votat e mjaftueshme. Deputetët nuk e kishin miratuar propozimin që të shqyrtohen të gjitha pikat dhe në fund të votohet në një kohë të caktuar.

Në seancë nuk janë duke marrë pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes në shenjë revolte për shkak se i pari i Kuvendit ia kishte ndalur fjalën deputetit Frashër Krasniqi.

Kuvendi pauzoi për disa orë për shkak të mungesës së kuorumit.