Artistët shqiptarë që titujt e këngëve të tyre i kanë bazuar në muajt e vitit

Estrada shqiptare janë shumë aktiv me projekte të reja muzikore, qofshin ato bashkëpunime apo solo-projekte.

ShowBiz

16/10/2018 13:31

Për realizimin e një projekti muzikor, këngëtarët i kushtojnë kujdes shumë të madh çdo detaji që ta bëjnë atë më të kompletuar, shkruan lajmi.net.

Një element shumë i rëndësishëm është edhe titulli, i cili synohet të jetë i tillë që të tërheq vëmendjen e dëgjuesit.

Tekstshkruesit dhe këngëtarët inspirohen në shumë gjëra kur vendosin një titull kënge.

Po të analizosh titujt e këngëve dalin gjetje interesante rreth titujve të këngëve të këngëtarëve shqiptarë.

Ndoshta askujt nuk i ka shkuar ndër mend por të gjithë muajt e vitit gjenden në titujt e këngëve të artistëve shqiptarë.

Më poshtë mund të shihni se kush janë artistët që në titujt e këngëve të tyre përdorën muajt e vitit.

Janari

Dy artistë shqiptarë kanë projekte muzikore me titull muajin e parë të vitit. Së pari ishte reper Blasta ai i cili në vitin 2015 kishte realizuar një projekt muzikor të cilin e titulloi “Janari”. Kurse, dy vite më vonë, më 2017, Ledri Vula i këndoi “1 Janarit”, në këngën që llogarit afro 3 milionë klikime në YouTube.

YouTube player
YouTube player

Shkurti

Shkurti për gjithë shqiptarët shënon një datë të veçantë dhe ajo është 17 shkurti apo dita e pavarësisë së Kosovës. Pikërisht kësaj dite artistët i kanë kushtuar edhe këngë. Një prej tyre është Marigona Imeri, e cila në vitin 2016 publikoi këngën me titull “17 Shkurti”.

YouTube player

Marsi

Këngëtari Ilir Shaqiri në vitin 2014 publikoi këngën me titull “Sërish vjen Marsi”, këngë kjo me motive patriotike kushtuar të rënëve për liri.

YouTube player

Prilli

Ashtu sikurse për tre muajt e tjerë, edhe muaji prill gjendet në titujt e këngëve të këngëtarëve tanë. Një prej tyre është Bim Bimma, i cili vitin e kaluar publikoi këngën “7 prilli” dedikuar babait të tij të ndjerë. Një këngë tjetër është edhe ajo “Aprili li”, e reperit Lyrical Son, e lansuar gjashtë vite më parë.

YouTube player
YouTube player

Maji

Kur flasim për muajin maj dhe mendojmë se cili titull kënge lidhet me këtë muaj, menjëherë na shkon mendja tek kënga “Lulet e majit”, e cila këndohet në disa versione të ndryshme. Një prej tyre është edhe ai që këndon Redon Makashi.

YouTube player

 Qershori

Edhe muaji i gjashtë i vitit, qershori është në titull kënge të një artiste shqiptare. Venera Lumani në gusht të vitit 2015 publikoi këngën me titull “16 qershori”. Këngëtarja këtë projekt e kishte marrë dhuratë pikërisht nga i dashuri i saj, këngëtari Lindi Islami me rastin e ditëlindjes së saj.

YouTube player

Korriku

Për dallim prej muajve të tjerë ku gjenden këngë, për të cilat artistët kanë përzgjedhur muajt e vitit si titull, për muajin korrik nuk gjendet ndonjë këngë që titulli i saj lidhet me këtë muaj. Por, është një grup me emrin “Orkestra 2 Korriku”, që kanë disa projekte muzikore.

YouTube player

Gushti

Këngëtarja Maya Alickaj disa vite më parë publikoi këngën me titull “Nuse do të bëj në gusht”, përmend pikërisht muaijn kur realizohen më së shumti dasma.

YouTube player

Shtatori

Shtatori është muaji kur shumë fëmijë për çdo vit nisin një kapitull të ri në karrierën e tyre. Ata nisin hapat e parë të shkollimit pikërisht më datë 1 shtator. Kësaj date i ka kënduar vite më parë Ema Smajli në këngën “1 shtatori”, por tashmë ajo nuk është aktive në muzikë.

YouTube player

Tetori

Edhe muaji tetor është lidhur në këngën e një artisti. Bëhet fjalë për këngëtarin dhe aktorin Muharrem Qenën, i cili vite më parë këndoi këngën “Ndarja (tetori)”.

YouTube player

Nëntori

Arilena Ara është një artiste, suksesi i të cilës ka kaluar çdo kufij. Në vitin 2017 ajo publikoi këngën “Nëntori”, e cila ia hapi dyert e suksesit në arenën ndërkombëtare. Madje, kënga “Nëntori” për javë të tëra ka qëndruar e para në top-listat e Rumanisë.

YouTube player

Dhjetori

Po e njëjta këngëtare që u përmend më sipër posedon një projekt që ka titullin “Snow in December” apo përkthyer në shqip “Bora në dhjetor”. Këtë këngë, ajo e publikoi gjatë vitit të kaluar dhe u prit mirë në publik.

YouTube player

Atëherë, artistët shqiptarë kanë përzgjedhur titujt e këngëve që lidhen me data dhe muajt e caktuar, shumë prej tyre dedikuar momenteve të veçanta në jetën e tyre, qofshin ato momente të lumtura apo të hidhura.

Datat e veçanta që shënohen në kalendaret personale të këngëtarëve, apo në kalendarin e trojeve shqiptare janë thurur në vargjet e artistëve për t’i ndarë bashkë me publikun. /Lajmi.net/

D.A