Arta Bajrami feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Arta Bajrami është këngëtare shumë e dashur për publikun.

ShowBiz

09/01/2018 09:41

Për të sot është një ditë e veçantë, kjo ngase këngëtarja feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Ajo mbush plot 38 vite jetë dhe me këtë rast ka pranuar urime të shumta nga fansat në adresë të saj.

“Mbretëreshat janë lindur në Janar” është postimi që këngëtarja ka bërë në llogarinë e saj në Instagram.

“A dalim” titullohet kënga e fundit nga Arta, të cilën e solli në shtator të vitit që kemi lënë pas, ndërsa sa i përket jetës private, këngëtarja së fundi ka sjellë në jetë vajzën të cilën e pagëzoi me emrin, Elektra. /Lajmi.net/