Art Abazi publikon bisedën me Eros Ramazzottin, ja çka i tha ai

Shpesh e ka treguar se Eros Ramazzotti është këngëtari i tij i preferuar.

ShowBiz

18/01/2018 22:29

E këtë gjë e di edhe vet Erosi prandaj ai pati filluar ta ndjekë Artin në Instagram vite më parë, shkruan lajmi.net

Ndërsa sonte, Arti ka publikuar një fotografi ku tregoi se ka kontaktuar me Erosin.

Arti i kishte nisur një video duke kënduar një këngë të Erosit duke i kërkuar falje për ‘kopjen e keqe’ që i ka bërë këngës.

Videos së tij Erosi iu përgjigj me modesti duke i nisur ‘emoji’ motivues, duke lënë të nënkuptojë që Arti të vazhdojë.

Në fakt, videoja nuk është një ‘kopje e keqe’ siç e quajti Arti veten, pasi këngëtari Abazi posedon një vokal shumë karakteristik!/Lajmi.net/

screenshot_1wewe