Arrestohet edhe një person për sulmin e Manchesterit

Në periferi të Manchesterit , është arrestuar edhe një person në lidhje me sulmin vetëvrasës të së hënës në të cilën u vranë 22 persona.

Bota

26/05/2017 09:08

Ky është personi i dhjetë i cili është arrestuar në lidhje me sulmin e kryer të hënën në mbrëmje në “Manchester Arena” në fund të koncertit të këngëtares amerikane, Ariana Grande, raportojnë mediat e huaja. /kk/