Arrestohen tre persona, ju gjendet mish i prishur

 Policia ka arrestuar tre person në Pejë, pasi dyshohet se iu është gjetur mish i dyshimtë për konsum.

Lajme

17/01/2019 11:04

Siç njofton PK, Inspektori i veterinës ka konstatuar dhe asgjësuar mishin i cili ishte i dëmshëm për konsumin njerëzor, përcjell lajmi.net.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që tek të njëjtit është gjetur mishi i dyshimtë për konsum. Inspektori i veterinës ka konstatuar dhe asgjësuar mishin i cili ishte i dëmshëm për konsumin njerëzor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”. /Lajmi.net/