Armina Mevlani për vjehrrin: Berisha meriton t’ia lash këmbët me flori!

Blogerja dhe modelja Armina Mevlani i është përgjigjur pyetjeve interesante në një intervistë ndryshe 'Në kurthin e Piter Pan'.

ShowBiz

17/04/2018 16:04

Duke qenë reja e ish kryeministrit shqiptar, Sami Berisha, ajo ka folur  me ëmbëlsi për raportet që ka me familjen e djalit që ia ka rrëmbyer zemrën, shkruan lajmi.net

”Ndjehem shumë mirë dhe jam shumë e lumtur që jam pjesë e familjes. Është një familje tradicionale dhe ndihem shumë mirë kur shkoj çdo fundjavë aty”, tha ajo.

E pytetur se me kë nga vjehrritë dhe se a e merr z.Berisha në telefon për t’a këshilluar pas daljeve televizive përgjitha e saj mund të jetë shembull per nuset e reja.

”Me të dy shkoj shumë mirë por me Lilin meqenëse jemi te dya femra shkoj shumë mirë, më meson të gatuaj. Sigurisht që ai më merr në telefon më ndjek gjithmonë dhe unë ia ndjek gjithmonë këshillat”, ka shtuar Armina.

Mirëpo duke qenë se familja Berisha janë familja tradicionale nuk ka pasur se si të mos ia kujtojnë se dikur nusja lante këmbët e vjehrrit por e bën ajo një gjë të tillë?

‘Ai për atë punë meriton t’ia lash me flori”, ka përfunduar ajo dhe ka habitur të gjithë em këtë përgjigje./Lajmi.net/