Armëpushim në Kolumbi pas 52 vjetësh (Foto)

Në Kolumbi hyri një armëpushim gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, marrëveshje kjo e cila pritet të nënshkruhet muajin e ardhshëm.

Bota

29/08/2016 09:23

Kështu merr fund lufta 52 vjeçare mes qeverisë dhe një grupi rebelësh majtist FARC, duke e bërë këtë një nga kryengritjet më të gjata në botë, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Lideri i FARC, Rodrigo Londono, i njohur si Timoleon Jimenez ose Tomichenko, është ai që ka dhënë urdhër për të ndaluar këtë luftë.

“Prindërit nuk do të varrosin më vajzat dhe djemtë e tyre të vrarë në luftë” tha para gazetarëve.

FARC: Janë Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë. FARC është një lëvizje guerile që është përfshirë në luftën e vazhdueshme që nga viti 1964, atëherë kur është themeluar grupi, transmeton lajmi.net.

FARC, gjithashtu ka qenë e njohur për punonjës të taktikave ushtarake, duke përfshirë edhe terrorizmin.

Ky grup ishte grupi më i madh rebel në Kolumbi, që ndiqnin një ideologji marksiste-leniniste.

Themeluesit ishin disa fermerë të vegjël dhe punëtorë të tokave që luftonin kundër pabarazisë në Kolumbi në atë kohë.

Sipas BBC, që arriti të marrë një vështrim më afër të këtij grupi, vlerësohet se janë rreth 7,000 luftëtarë aktiv brenda FARC, rreh 8,500 që i përkrahin ata, dhe në vitin 2002 besohet se kishte rreth 22,000 luftëtarë.

Në maj të këtij viti, sipas të dhënave besohet se kishte 21 fëmijë nën moshën 15 vjeçare në rradhët e FARC. Ndërsa shumica e luftëtarëve ishin të zonave rurale dhe komuniteteve të varfra, duke përfshirë burra e gra të të gjitha moshave.

Analistët mendojnë se FARC është një ndër lëvizjet më të pasura rebele në botë. Besohet se grupi fsheh një shumë të madhe parash.

Kolumbia njihet se është një nga prodhuesit më të mëdhenj dhe kryesor të kokainës, ndërsa rebelët pjesën më të madhe të të ardhurave e marrin nga trafikimi i drogës.

Tani, Presidenti kolumbian Juan Manuel Santos, ka nënshkruar një dekret për këtë armëpushim, që e konsideron të jetë një nga kapitujt më të dhimbshëm të vendit.

Kjo luftë e gjatë, ka lënë të vdekur më shumë se 260,000 njerëz e miliona tjerë janë zhvendosur prej vendit.

Marrëveshja e paqes u njoftua në Havanë në bisedimet e paqes dhe pritet të nënshkruhet në fund të muajit shtator. /lajmi.net

Picture taken in the 1980s of Farc fighters during training at a camp somewhere in the Colombian mountainous region

Guerrillas of the Marxist Revolutionary Armed Forces of Colombia (FARC) march in a military parade 07 February 2001 in San Vicente.

A Colombian soldier stands guard inside a cocaine laboratory in the forest area of Buenaventura, Valle del Cauca department, Colombia, on March 17 2010.