Ariu ju hyn në veturë dhe ua vjedhë të gjithë ushqimin (Foto)

Një nënë ari u sigurua që t’i ushqejë të vegjlit e saj me ushqimin më të mirë ndonjëherë.

Fun

11/08/2015 10:21

Falë një veture të parkuar në një rrugë malore, ariu morri ushqimin më të mirë të mundshëm. Vetura kishte mbetur me një dritare hapur dhe ishte e mbushur me ushqim.

Gilbert Simpson, pronar i kompanisë pastruese Squeaky Clean Windows LLC në Gjeorgji, SHBA tha për Mashable se ekipi i tij kishte dalë nga vetura kur një ari vizitoi automjetin e tyre.

Ekipi shikuan momentin kur ariu u ngjit në dritare dhe hyri në veturë, dhe u morri atyre drekën. Pasi bën disa hyrje-dalje, ariu ushqimin e fundit e merr për vete.

Ekipi nuk reaguan asgjë, vetëm e fotografuan atë në momentet e grabitjes së ushqimit. (Lajmi.net)

bear-in-truck bear-in-truck-1 bear-in-truck-2 bear-in-truck-3