Argjentina, 8 rregullat për të fituar… zemrën e bukurosheve ruse

Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) ka publikuar një manual se si mund të kesh sukses me një femër ruse për tifozët që do të ndjekin Argjentinën në Rusi.

Fun

16/05/2018 18:54

Por, pas shumë akuzave për seksizëm, AFA i ka hequr dy faqet që kishin lidhje me “gjuetinë e ruseve” dhe ka lënë ato që flasin për kulturën dhe zakonet e vendit ku do të zhvillohet Botërori.

Le të shohim pra më poshtë se kush janë 8 rregullat që duhen ndjekur për të pasur sukses me ruset.

1. Ruset dallojnë mirë nëse mashkulli përballë është i pastër, i parfumuar dhe i veshur mirë. Mos iu afroni femrave me bluzën e Messit pis me birrë ose më keq akoma, me bluzën e Messit pas 90 minutash lojë.

arg1

2. Mos i trajtoni si sende femrat ruse! Bëjini që të ndihen unike duke i krahasuar me Maradonën.
arg2
3. Ruset i urrejnë meshkujt e mërzitshëm. Mos flisni për formacionin e Argjentinës, por bëni thashetheme për Messin.

arg3
4. Mos u tregoni pesimistë. Ruseve nuk u pëlqejnë meshkujt që e shohin gjithçka zi.

arg4
5. Mos bëni pyetjet e zakonshme të tipit “Jeton këtu?” ose “Je me Rusinë?”. Pyesni më mirë se kush nga binjakët Berezutski ka lindur më parë.
6. Vajzave ruse u pëlqejnë meshkujt me iniciativë.
arg6
7. Vajzave ruse nuk u pëlqejnë meshkujt llafazanë. Mos e teproni me bisedat mbi futbollin dhe me historitë e Maradonës.
arg7
8. Mos u përpiqni t’i bini në sy dhe mos jini përzgjedhës