Arbër Vllahiu zyrtarisht në AAK, kjo do të jetë përgjegjësia tij e re

Ish-gazetari dhe ish-këshilltari i presidentes Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu zyrtarisht i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajme

19/05/2017 11:27

Lideri i AAK-së dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë,  se sot ne rrugëtimin e AAK0së është bashkuar Arbër Vllahiu, një gazetar i mirë njohës i rrethanave dhe krijues i opinionit, raporton lajmi.net.

“Nga sot do te kem një këshilltarë të mirë për temat e rëndësishme për vendin”, është shprehur ai.

Ndërsa i sapo aderuari në AAK, Arber Vllahiu ka thënë, se është nder për të që të jep kontributin për ndryshim të gjendje.

“Te AAK e kam parë adresën e duhur për të ndryshuar vendin, për ta zhvilluar atë dhe ndërtuar”, është shprehur Vllahiu.

Haradinaj ka thëne se Vllahiu nuk do të jetë në listë për deputetë por do të jetë në cilësinë e këshilltarit të tij. /Lajmi.net/