Arabia shkarkon Rijkaardin

Frank Rijkaard e pagoi shtrenjtë serinë e rezultateve negative si selektor i Arabisë Saudite. Federata e shtetit arab e shkarkoi nga detyra, ish mesfushorin legjendar të Milanit. Arabia Saudite dështoi të kualifikohej për në Kampionatin botëror 2014. I angazhuar në detyrë më 2011, dueli i humbur kundër Australisë, ka qenë i fundit në detyrë për…

Sport

08/03/2014 17:59

Frank Rijkaard e pagoi shtrenjtë serinë e rezultateve negative si selektor i Arabisë Saudite.

Federata e shtetit arab e shkarkoi nga detyra, ish mesfushorin legjendar të Milanit. Arabia Saudite dështoi të kualifikohej për në Kampionatin botëror 2014.

I angazhuar në detyrë më 2011, dueli i humbur kundër Australisë, ka qenë i fundit në detyrë për strategun holandez, i cili në të kaluarën udhëhoqi Galatasarayn dhe Barcelonën.

Pas aventurës së suksesshme me gjigantin katalan, Rijkaard nuk arriti të përcjell rezultate të mira në aventura tjera. Karriera e tij si trajner tani ka hyrë në një periudhë negative.

Kush e di, ndoshta në të ardhmen e tij parashihet një angazhim në Itali, Kampionat të cilin e njeh mjaft mirë pasi kaloi pesë stinorë me fanellën e Rossonerëve.

Ndoshta, pikërisht kundër Milanit, në procesin e rindërtimit, ose si pjesë e stafit të ish bashkëlojtarit të tij Clarence Seedorf.