Arabia Saudite po e destabilizon Lindjen e Mesme

Inteligjenca gjermane ka paralajmëruar se Arabia Saudite është duke luajtur një rol kyç në destabilizimin e Lindjes së Mesme.

Bota

05/12/2015 22:20

Agjencia Gjermane e Inteligjencës, e njohur si BND, ka lëshuar një paralajmërim për disa gazetarë duke paralajmëruar për efektet negative të lojës për fron që është duke u zhvilluar brenda Familjes Mbretërore të Arabisë Saudite, dhe për efektet që kjo lojë mund të shkaktojë.

“Qëndrimi i kujdesshëm diplomatik i anëtarëve më të vjetër të Familjes Mbretërore është duke u zëvendësuar nga një ndërhyrje e re politike”, thuhet në mesazhin e inteligjencës, të lëshuar nga New York Times.

Mesazhi, i gjatë një faqe e gjysmë, fokusohet kryesisht në rolin e Princit Muhamed bin Salman, birin 30-vjeçar të Mbretit Salman, i cili u emërua kohët e fundit Princ dhe Ministër i Mbrojtjes, transmeton lajmi.net.

“Përqendrimi i fuqishëm në politikat ekonomike dhe të huaja i Muhamed bin Salman përmban një rrezik të madh sa që, në një përpjekje për të vendosur veten nën suksesin mbretëror ndërsa babai i tij është ende gjallë, ai mund të humbë ekuilibrin e tij me masa të shtrenjta apo reforma që do t’i hidhëronin anëtarët e tjerë të Familjes Mbretërore dhe popullin”, thuhet në mesazhin e lëshuar nga inteligjenca.

Ministra e Jashtme e Gjermanisë në Berlin është distancuar nga ky mesazh, duke thënë se Ambasada Gjermane në Riad, Arabi, kishte lëshuar një deklaratë për të thënë se “deklarata e raportuar nga BND në media nuk është qëndrim i qeverisë federale”.

Që të dy, Princi Muhamed dhe Mbreti Salman, dëshirojnë që Arabia Saudite të shihet si “udhëheqëse e botës arabe”, thuhet në mesazhin e inteligjencës, dhe se ata janë duke u përpjekur për të zgjeruar politikën e jashtme me një “komponent të fortë ushtarak dhe me aleanca të reja rajonale”. (lajmi.net)