Apple pretendon të arrijë 71.5 milionë shitje të iPhone gjatë festave

Festat e fundvitit për Apple do të jenë të gëzueshme, pasi që do të ketë një kërkesë të madhe për iPhone 6, thonë analistët e teknologjisë.

Auto & Tek

24/11/2014 17:55

Në një raport hetimor të bërë nga Apple Insider, analisti Ming-Chi Kuo thotë se parashikon që Apple do të arrijë deri në 71.500.000 shitje të iPhone gjatë tremujorit aktual.

Nëse kjo realizohet, ky numër do të jetë rreth 40% më shumë se 51 milionë iPhone të shitur gjatë tremujorit të fundit të 2013-ës, dhe një kërcim prej 39.300.000 shitje vetëm gjatë këtij tremujori, transmeton Lajmi.net.

iPhone 6 do t’i rrisë shitjet këtë tremujor, tha Kuo, duke llogaritur 60% shitje të të gjithë iPhone-ëve për këtë tremujor, apo 41.650.000 pajisje.

iPhone-i i ri paraqet një zhvendosje të madhe të Apple në botën e celularëve me ekran të mëdhenj. Pasi që konsumatorët shfaqën interes për telefona me ekran të madh, iPhone u krijua i tillë.

Kjo është edhe arsyeja që Apple kishte qenë duke i humbur shitjet kundrejt rivalëve të tij në treg, veçanërisht nga Android.

iPhone 6 është përpjekja e Apple për t’i fituar përsëri ata konsumatorë.